Sunday, September 8, 2024

Euro 2020-Dita e pestë/Hap i gabuar i gjermanëve. Munden në shtëpi nga Franca 0-1, vendos autogoli i Hummels

Lexo

Dita e pestë e finaleve të Europianit 2020 është mbyllur me duelin e Grupit F, Gjermani-Francë. Një përballje titanësh të futbollit botëror që për shumë kënd është quajtur si finalja e parakohshme e këtij europiani. Ekipi i Loeë nuk e ka nisur mbarë kur me humbjen e pësuar 0 me 1 ka bërë një hap të gabuar që në start të këtyre finaleje që nëse nuk do të arrijë të rikuperojë në ndeshjet e tjera në grup, mund të rezultojë fatale pr fatet e kualifikimit.

Fatin e kësaj ndeshjeje e ka vendosur autogoli i Hummels që në minutën e 20-të e dërgoi topin në rrjetën e portës së tij. Pastaj në pjesën e dytë Rabiot goditi një shtyllë dhe Franca refuzoi reagimin gjerman duke mbrojtur rezultatin dhe pothuajse dyfishoi me Mbappé dhe Benzema.

Për ndeshjen më të pritur të Euro 2020 Loeë dhe Deschamps paraqiten në Football Arena në Mynih me më të mirët e repertorit. Cilësia i jep menjëherë ritëm ndeshjes duke e kthyer në një betejë  tekniko-taktike me intensitet të lartë. E rregullt dhe e durueshme, Gjermania punon gjerësisht nga krahët duke u mbështetur te Havertz. E shkurtër dhe kompakte, Franca në vend të kësaj bën dendësinë në kufi dhe përpiqet të vendosë ndeshjen me rikuperimin e topit dhe kundërsulmet.

Me shumë presion dhe disa  gabime, në çerekun e parë të orës nuk ka raste të shumta, me Pogba që humbet shënjestrën dhe Mbappé që angazhon Neuer me një kthesë. Pavarësisht sulmit të mbushur me yje, goli i francezëve mban firmën e një gjermani, mbrojtësit Hummels. Autogol që zhbllokon lojën dhe e detyron Gjermaninë të ngrejë qendrën e gravitetit.

Müller devijon me kokë, ndërsa Kroos provon dy herë në një goditje të lirë, por dhe Gündogan humbet një mundësi nga një pozicion i mirë. Përpjekje të dështuara që mbajnë Gjermaninë në lojë, por nuk dëmtojnë siguritë e Bleusit, sidomos në mes të fushës. Në kontroll, Franca mbron me rregull, shtyp me Kanté dhe përdor cilësitë e sulmuesve për të sulmuar thellësinë dhe për të mbajtur të angazhuar prapavijën gjermane.

Pjesa e dytë hapet me një sulm rrufe nga Mbappé dhe disa veprime të mira nga Pogba. Nga njëra anë Rabiot godet shtyllën në të djathtë të Neuer pas një zbritje të mirë në të majtë, nga ana tjetër Gnabry nuk arrin të barazojë pas një asistimi perfekt nga Gosens. Më e gjatë dhe më agresive, Gjermania merr ritmin dhe sulmon me më shumë forca. Kimpembe “muros” Müller, pastaj Lloris ndalon Gnabry. Nën presion, gjermanët shtyhen nga jashtë, por Bleus mbyll linjat, mbyll hapësirat dhe përpiqet të rimarrë zotërimin.

Mbappé shënon një gol kryevepër, por fillon në një pozicion të parregullt dhe Del Cerro e anulon. Duke kërkuar zgjidhje për të thyer mbrojtjen franceze, Loeë largon Gnabry dhe Havertz dhe dërgon Sané dhe Ëerner në fushë. Nga ana tjetër Deschamps nuk prek asgjë dhe mbështetet te xhevahirët e tij deri në minutat e fundit. Hummels ndalon Mbappé në zonë me një ndërhyrje të dyshimtë, atëherë i mbetet përsëri fenomenit PSG të mbjellë panik në zonën gjermane. Benzema shënon, por gjyqtari anulon përsëri për shkak të një pozicioni të parregullt fillestar nga Mbappé. Pastaj në finale ka kohë vetëm për sulmet e fundit gjermane dhe mbylljet precize të Kimpembe & Co.

STATISTIKA

Nga Kupa e Botës 2014 e përfshirë, Franca ka fituar 15 nga 20 ndeshje në garat ndërkombëtare (Kupa e Botës + Europianë) – më shumë se çdo ekip tjetër europian.

Për herë të parë në historinë e saj, Gjermania humbi ndeshjen hapëse të një kampionati Europian (shtatë fitore dhe pesë barazime në 12 të mëparshmet).

Gjermania ka humbur 4 nga 5 ndeshjet e saj të fundit në turne të mëdha (Europian + Kupa e Botës), po aq humbje sa në 28 ndeshjet e mëparshme.

Në pesë nga shtatë ndeshjet e fundit Europiane dhe Kupën e Botës, Franca e përfundoi ndeshjen pa pësuar gol.

Kjo është fitorja në historinë europiane në të cilën Franca ka bërë më pak goditje (4).

Tre autogola në 12 ndeshje në Euro 2020, tashmë është arritur vendi I parë në një Europian të vetëm (3 edhe në 2016).

Manuel Neuer luajti ndeshjen e tij të 100-të me Gjermaninë.

Ndeshja e Gjermanisë kundër Francës ishte e 50-ta për gjermanët në Kampionatin Europian të UEFA-s. Gjermania është ekipi i parë kombëtar që ka arritur këtë moment historik.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img