Një ndeshje shumë e dyluftuar nga fillimi deri në fund ishte ajo orës 21.00 të mbrëmjes së sotme mes Anglisë dhe Skocisë, takim ky i luajtur në Uembli, fati i Grupit D në një stadium ku gjatë gjithë ndeshjes kanë qënë të pranishme reshjet e shiut.
Një derbi britanik shumë i kërkuar në vite për tu ndjekur,iI cili megjithë përpjekjet e të dyja skuadrave nuk shkoi më tepër se sa barazimi pa gola 0 me 0. Realisht, për të pasur sigurinë e kualifikimit,skocezëve u duhej patjetër fitorja tre pikëshe, që në fakt e kërkuan gjatë të gjithë ndeshjes, jo vetem si e barabartë me anglezët ku ka lindur futbolli, por në shumë raste edhe më iniciator në fushën e lojës. T’i marrësh një pikë Anglisë së madhe është sukses për çdo skuadër. Kështu që skocezët kishin të drejtë t’i gëzoheshin gjatë këtij barazimi.
Referuar takimit, pamë një pjesë të parë pa ndonjë mundësi të madhe shënimi, goditja e vetme e rrezikshme është ajo e Stones gjatë ekzekutimit të një goditje këndi. Ndërsa në pjesën e dytë ritmi i lojës shfaqja përmirësohet ndjeshëm, por ndeshja nuk zhbllokohet.
Me këtë pikë, Anglia e arrin Republikën Çeke në krye të Grupit D, por do të duhet të presë deri ditën e fundit për të siguruar fazën e 16-të.
Për kalimet në grupe, kalimi i raundit është pothuajse një formalitet, pasi një barazim me çekët do të jetë i mjaftueshëm për të garantuar për të dyja fazën tjetër, por Southgate gjithashtu do të ketë nevojë për një performancë të nivelit për të gjetur siguri dhe për t’i dërguar një mesazh rivalëve.
Nga ana tjetër, njerëzit e Clarke kthehen nga Londra me kënaqësinë që kanë ndalur rivalët e përjetshëm, por me shumë pak shpresë për të patur sukses: do të jetë e nevojshme të mundet Kroacia, e cila nuk është diçka e vogël, dhe të shpresohet.