Në barazim 1 me 1 ka përfunduar sfida në mes Uellsit dhe Zvicres, takim ky i luajtur të shtunën në kryeqytetin azerbajxhanas Baku në kuadër të ndeshjeve të grupit A të Europianit 2020. Megjithë përpjekjet e të dyja skuadrave, pjesa e parë mbyllet me rrjeta të paprekura, 0-0. Në pjesën e parë, në një temperaturë gati 30 gradë, ritmi i ulët nuk la vend për shumë mundësi apo raste të bujshme. Një çerek ore lojë dhe qendërmbrojtësin Moore provoi reflekset e Sommer për të fituar një goditje nga këndi. Për zviceranët, megjithatë, vetëm një mundësi anë të Seferovic.
Ndërkohë, që në të dytën, 5 minuta nga starti i kësaj pjese është Zvicra që kalon në avantazh me anë të Embolo duke shfrytëzuar një top I ardhur nga këndi.Kombëtarja e Uellsit nuk pajtohet me disavantazhin dhe pas disa sulmeve radhazi arrin të barazojë në minutën në minutën e 74-të me anë të Moore.
Minutat e fundit, finalizimi i Gavranoviç për Zvicrën (goli i anulluar për offside) dhe ‘tërbimi’ i Embolo trembën britanikët, por vetëm sa lartësuan reflekset e Ëard mes shtyllave, rezultati mbeti i mbërthyer në shifrat 1-1 deri në fund.