Monday, November 25, 2024

Euro 2020-Grupi B/Belgjikë-Rusi 3:0, spikat dopieta e Rumelu Lulakut

Lexo

Ndeshja e tretë dhe e fundit e ditës së dytë të Europianit 2020 ishte ajo që u luajt në Gazprom Arena të Shën Pjetërburgut, mes Belgjikës dhe Rusisë. Sfida në fjalë kishte vetëm një protagonist, kombëtaren belge, e cila në harkun kohor të 90-të minutave shënoi tre herë në portën ruse duke e mbyllur të gjithë ndeshjen me rezultatin e pastër 3 me 0. Ashtu siç pritej, spikatjen më të madhe në radhët e kombëtares belge e ka pasur Rumelu Lulaku, jo vetem me dy golate shënuar, përkatësisht në minutat  10-të dhe 88-të, por edhe me lojën plot ritëm duke qënë gjatë të gjithë kohës problem numër një për mbrojtjen ruse.

Domethënëse për Lulakun ishte edhe ajo që golat e tij në këtë ndeshje shkojnë si dedikim për shokun e tij të skuadrës te Interi, Christian Eriksen që në sfidën e pasdites ndaj Fnlandës humbi ndjenjat në fushën e lojës duke u dërguar më pas në spital. Goli tjetër që siglon fitoren 3-0 të për ngjyrat belge mban firmën e Meunier në minutën e 34-të, gol i cili erdhi pas një krosimi të Hazard që nuk u administrua mirë nga Shunin.

Edhe pse Lulaku nuk mungoi të merrte shumë pozitive rreth përformancës së tij në këtë ndeshje, lojtari më i vlerësuar i ndeshjes është cilësuar anësori Meunier, i cili pas një goli dhe një asistimi u notua me 8.8.

Me këtë fitore, Djajtë e Kuq i kanë një fillim mjaft të mirë Europianit, duke e parë veten në

krye të Grupit B.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img