Wednesday, October 30, 2024

Euro 2020/Ikën edhe Franca, Zvicra e shqiptarëve mes tetë më të mirave

Lexo

Francë: Lloris; Varane, Lenglet, Kimpembe; Pavard, Pogba, Kanté, Rabiot; Griezmann; Benzema, Mbappe.

Zvicër: Sommer; Elvedi, Akanji, Rodriguez; Ëidmer, Freuler, Xhaka, Zuber; Shaqiri; Embolo, Seferovic.

Emocione pa fund me 6 gola në harkun kohor të 90-të minutëshit, humbje penalltie për zvicerikanët dhe në mbyllje, pas barazimit edhe në shtesë, vjen kulminacioni i gjuajtjes së penalltive. Gol pas goli, nga Zvicra që godet e para tek Franca që i shkon nga pas mbërrijmë tek penalltitë e pesta që në një farë mënyre kanë përgjegjësinë më të madhe. Dhe, një gjë e tillë tek Zvicra i takon shqiptarit Mehmedi, i cili e realizon. 5 me 4 për Zvicren, por i pesti në listë për francezët është Mbappe, gjuajtjen e të cilit e grushton Sommer duke i dhënë kualifikimin ekipit të tij. Zvicerianët me shqiptarët titullarë në formacion të dirigjuar nga kapiteni Granit Xhaka tashmë çerekfinalistë janë në festë. Jo vetëm ato prezent në stadiumin e Bukureshtit, por edhe të shumtit në Zvicër e më gjërë që e kanë ndekur përmes ekranit të televizorit. Ndërkohë që në kampin francez pllakos heshtja. Një humbje që sjell një zhgënjim total, pikërisht tek skuadra që konsiderohej favoritja krysore, jo vetem për të eleminuar Zvicren, por për të shkuar dhe më tej, tej fitorja e trofeut. Kështu, pas Portugalisë dhe Hollandës, shkon në shtëpi edhe Franca, por duhet pritur edhe sfidat e tjera, pasi surprizat e këtij Europiani duket se nuk kanë të mbaruar.

 

Sa i përket ecurisë së lojs, duhet thënë se ekipi i Petkovic shënoi i pari në minutën e 15-të me Seferovic, pastaj në minutën e 55-të, Rodriguez humbi një penallti, e priti Lloris. Midis 57 ‘dhe 59′, Bleus përmbysi gjithçka me një dopietë të Benzema. Në 75′ perla e Pogba krijon iluzionin se gjithçka është mbyllur, por Seferovic shkurton (81’) dhe në 90 ‘Gavranovic vulos 3-3. Në gjuajtjen e penalltive, gabimi i Mbappé ishte vendimtar. Ndonëse francezët bëjnë një vëllim më të madh loje në fillimin e takimit, ata do të shtangen pas vetëm një çerekore lojë, sepse Seferoviç do t’i kalojë zviceranët në epërsi. Pavarsisht nga përpjekjet e skuadrës së trajnerit Didië Deshamp, helvetët ia dalin ta mbrojnë këtë epërsi minimale në 45 minutat e para, ndërsa i kanë filluar po aq mirë edhe ato të dytat, dhe, pas vetëm 10 minutash lojë, kanë mundësi të dyfishojnë shifrat, por Rodriguez gabon nga pika e bardhë e 11-metërshit.

Dhe Zvicra ndëshkohet menjëherë për këtë shpërdorim, pasi Karim Benzema barazon menjëherë shifrat për francezët. Dhe pa u shuar ende festimet e goli të barazimit, francezët kanë përmbysur gjithçka me anë të Benzemasë, i cili firmos dygolëshin e tij brenda vetëm 102 sekondash. Helvetët janë shtangur plotësisht dhe nuk kanë qartësi në reagimin e tyre, ndërsa Franca administron dhe bën dallimin me cilësitë që ka në skuadër, duke gjetur edhe një gol të 3-të me anë të Pol Pogbasë.

Por, atëherë kur pritej më pak, Zvicra reagon dhe është sërish Seferoviç që realizon golin e tij të dytë me kokë në këtë takim, duke i ngushtuar shifrat në 2-3. Dhe në minutën e fundit të kohës së rregullt, teksa ka parë një gol t’i anullohet për pozicion jashtëloje, Gavranoviç e gjen golin që vlen, duke barazuar shifrat në 3-3.

Madje helvetët mund të kishin vjedhur edhe fitoren në minutën shtesë, ashtu sikundër mund të kishte bërë edhe Franca, por shtylla i mohon golin Kingsli Komanit. Kështu, edhe në këtë takim tjetër të së hënës, gjithçka u drejtohet dy pjesëve shtesë nga 15 minuta secila.

Shtesa nuk sjell asnjë ndryshim në rezultat dhe skuadrati drejtohen pikës së bardhë të penalltisë për të vendosur fatin e kësaj sfide. Pesë gjuajtje të sakta për Zvicrën, por jo e njëjta gjë për Francën, që gabon të fundit, pikërisht me Mbape. E pabesueshme por e vërtetë, Franca është ndalur këtu, ndërsa Zvicra do të vazhdojë më tej ku në çerekfinale e pret Spanja.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img