Sunday, December 1, 2024

Euro 2020/8 gola në 120 minuta lojë, Spanja fiton në shtesë 5 me 3 ndaj Kroacisë dhe shkon në fiton në shtesë 5 me 3 ndaj Kroacisë dhe shkon në çerekfinale

Lexo

Kroaci 3 – 5 Spanjë

Kroaci: Livakovic; Juranovic, Vida, Caleta-Car, Gvardiol; Modric, Brozovic, Kovacic; Vlasic, Rebic, Petkovic.

Spanja : Unai Simon; Azpilicueta, Eric Garcia, Laporte, Gayà; Koke, Busquets, Pedri; Ferran Torres, Morata, Sarabia

Me një Spanjë që po shkonte drejt fundit me avantazhin 3 me 1 u duk se ndeshja ishte e mbyllur. Por, nuk menduan kështu kroatët, të cilët pasi morën miratimin e sistemit VAR për golin e dytë klur topi kishte kaluar vijën fatale të spanjollëve, befasojnë tërësisht kur në limit të ndeshjes, barazojnë në kohën shtesë në 3 me 3. Për të përcaktuar ekipin kualifikues në çerekfinale luhet shtesa me 2×15 minuta. Shtesë kjo që flet tërësisht për Spanjën që e godet dy herë radhazi dhe 5 me 3 për to dhe spanjollët në çerekfinalen e Euro 2020.

Një ndeshje e çmendur në Kopenhagen ku kroatët kalojnë të parët në avantazh me një autogol të çuditshëm të portjerit Pedri. Por përmbysja në 3 me 1 vjen nga golat e Sarabia, Azpilicueta dhe Torres. Nga ana tjetër, golat e Orsic dhe Pasalic dërgojnë sfidën në kohën shtesë në një finale të pabesueshme, por Morata dhe Oyarzabal ia japin suksesin Luis Enrique.

Spanja merr ndeshjen më të çmendur të këtij edicioni të Kampionatit Europian dhe e bën atë duke vendosur të gjitha cilësitë e saj në fushë së pari, pastaj gjithë zemrën dhe krenarinë e saj. Njerëzit e Luis Enrique dominojnë për të paktën 80′, dalin në mënyrë të pashpjegueshme në 10 të fundit të kohës së rregullt, rrezikojnë kolapsin në fillim të kohës shtesë, por më pas bëjnë gjithçka në mënyrën e duhur, duke siguruar vazhdimin për më tej në këtë kompeticion.

Kroacia ka meritën e mbajtjes gjallë të një sfide që dukej e humbur deri në një moment të caktuar, por më pas duhet t’i dorëzohet dëshirës së kundërshtarëve për të marrë përsëri atë që u ishte rrëmbyer. Furitë e Kuqe tani do të fluturojnë për në Shën Petersburg për të luajtur çerekfinalen e tyre (planifikuar për 2 korrik) me dijeninë se ata mund të thonë fjalën e tyre, edhe nëse përballen me rivalin më të frikshëm nga të gjithë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img