Trajneri i Anglisë ka komentuar suksesin e arritur përballë Gjermanisë
“Sot u arrit një rezultat i madh. Anglia nuk kishte arritur të mundë Gjermaninë në një ndeshje nokauti që nga finalet këtu në 1966”. Kështu e komenton Gareth Southgate në konferencën për shtyp fitoren historike të Anglisë ndaj Gjermanisë në raundin e 16 të Euro 2020. Në mbështetjen “e pabesueshme” brenda Ëembley, trajneri anglez tha: “Unë kam luajtur edhe më parë këtu, me më shumë të pranishëm në shkallët e stadiumit, por nuk e kam ndjerë mbështetjen e tyre si sot. Ata ishin prapa çdo sfide, ata ishin prapa sa herë që kishim topin, prapa çdo vrapimi që bënim”.
“Energjia ishte e pabesueshme në stadium, kështu që të jesh në gjendje t’i dërgosh në shtëpi siç bëmë sonte dhe duke ditur se ka kaq shumë njerëz, pas një viti kaq të vështirë, që mund të gëzojnë. Ne u dham atyre një gëzim të veçantë. Ne kurrë nuk kemi luajtur një gjysmëfinale (te Europianët) që nga viti 1968. Kështu që këta lojtarë vazhdojnë të shkruajnë histori dhe të kenë shansin përsëri – përfundoi Southgate – ne kemi qenë vetëm në gjysmëfinale të një Europian, kështu që edhe një herë, kemi shansin për të bërë diçka vërtet të veçantë”.