Friday, May 17, 2024

Euro 2020-Gjermania, Lëv: Zhgënjimi është i madh

Lexo

Trajneri i Gjermanisë flet pas eliminimit nga Kampionati Europian

“Është një zhgënjim i madh për të gjithë ne. Ne shpresonim të arrinim shumë më tepër në këtë turne dhe besimi te kjo skuadër ishte i lartë”.  Kështu është shprehur Joachim Löw, trajneri i Gjermanisë, duke folur për TV gjerman ARD pas disfatës kundër Anglisë në Euro 2020. “Në ndeshje si kjo është e domosdoshme të përfitosh nga pak shanse që ke. Timo Ëerner dhe Thomas Müller fatkeqësisht nuk arritën të shënonin, kështu që është për të ardhur keq që jemi jashtë”, shtoi ai.

Joachim Low zhvilloi ndeshjen e tij të fundit në stolin e kombëtares gjermane. Në konferencën për shtyp, megjithatë ai parashikoi një të ardhme të ndritur për ekipin: “Disa nga këta lojtarë do të jenë në kulmin e tyre për Kampionatin Europian 2024. Shumë prej tyre do të jenë më të pjekur, me më shumë përvojë dhe shumë më tepër cinik. E ardhmja ime? Pas 15 vjetësh këtu, me të gjitha përgjegjësitë që vijnë me të,  duhet bërë një pushim. Pastaj do të vijë edhe një kohë kur do të kem energji të reja për diçka tjetër. Për momentin nuk kam ide precize”.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img