Sunday, November 24, 2024

Euro 2020- Mbyllen dyert e stadiumit në “Wembley, nuk ka stervitje për asnjë skuadër, vendimi për të ruajtur tapetin, pasi luhen dy gjysëmfinalet dhe finalja e Euro 2020

Lexo

Wembley ka privilegjin të presë tre ndeshjet e fundit të Euro 2020. Fillimisht dy gjysëmfinalet dhe më pas edhe finale e madhe. Për të psur një terren sa më cilësor për këto tre supersfida, instritucioni i UEFA-s ka marrë vendimin të mbyllë dyert e këtij stadium duke mos lejuar asnjë skuadër gjysmëfinaliste që të stërvitet aty.

UEFA nuk dëshiron të rrezikojë me barin në Wembley, skenën e gjysmëfinaleve dhe finalen e Kampionatit Europian. Ajo ka vendosur që asnjë nga skuadrat gjysmëfinaliste nuk do të stërvitet në stadium. Spanja nuk do ta shkelë në stadiumin mitik deri në ndeshjen e të martës me Italinë. Ata janë stërvitur të hënën në mëngjes në Las Rozas duke i dhënë fund përgatitjeve.

Kombëtarja spanjolle kishte në dispozicion objektet e trajnimit nëse dëshironin në Londër, por ekipi kombëtar refuzoi fushat e ofruara nga UEFA dhe vendosi të stërvitej në Las Rozas. Italia, rivali i të kuqve, në gjysmëfinale, do të stërvitet në Angli.

Të kaltërit do të stërviten në stadiumin Hivem. UEFA dëshiron që bari në Ëembley të jetë në formë të përsosur dhe me tre ndeshje në javë, që do të luhen aty, ajo ka frikë se mund të dëmtohet. Prandaj, skuadrave gjysmëfinaliste u janë ofruar fusha alternative për t’u stërvitur.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img