Thursday, May 9, 2024

Merkato-Tjetër firmë tek Vllaznia. Braziliani Wellinton Gustavo për tre vite pronë e Vllaznisë

Lexo

Një tjetër brazilian bëhet pjesë e klubit kuqeblu. Bëhet fjalë për Wellinton Gustavo, futbollist ky i repartit të mesfushës, i cili ishte për disa ditë ishte pjesë e seancave stervitore të skuadrës kuqeblu. Madje, Wellinton Gustavo kreu edhe fazën përgatitore me Vllazninë në Zllatibor të Serbisë, ndërkohë që pritej me interes vëzhgimi i tij në ndeshjet miqesore që Vllaznia kishte planifikuar gjatë kësaj periudhe. Por, edhe pse kuqeblutë zhvilluan tre të tilla, në asnjërën prej tyre ai nuk u pa në fushën e lojës duke vënë në dyshim vazhdimin e bashkëpunimit me klubin shkodran.

Ditët pas kthimit nga Zllatibori duhet të kenë qënë pozitive për brazilianin, i cili ka arritur të bindë drejtuesit, të cilët vendosen ta mbanin në skuadër.

“KF Vllaznia bën të ditur se ka arritur akordin dhe ka firmosur me fantazistin brazilian Ëellinton Gustavo “Gigante”. Ai prej disa ditësh ka qenë në stërvitje me ekipin dhe stafi teknik ka dhënë ok-in për të. Për rrjedhojë drejtuesit e klubit kanë gjetur marrëveshjen dhe futbollisti 25 vjeçar do të jetë pjesë e jona për tre vitet e ardhshme. Welcome Ëellinton Gustavo!”, shkruhet në faqen zyrtare të klubit kuqeblu.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img