Gigio Donnarumma, portjeri simpatik i kombëtares italiane ishte padyshim protagonist kryesor në suksesin e e fitimit të trofeut kampion Europe për skuadrën italiane. Me pritjet e tij ishte heroi i këtij Kampionati Europian dhe pasi u vlerësua lojtari më i mirë i turneut, ai meriton vlerësimin më të lartë personal. Duart e arta që çuan Italinë në triumf, vendimtarë kur Morata, Sancho dhe Saka paraqiten nga vendi. Tre penallti identike që portieri i kombëtares i ndjeu dhe i dërgoi ‘Azzurri’ në ekstazë.
Mediat sportive flasin me superlative për gardianin e portës italiane deuke theksuar se po sfidon Mesin, për tu bërë futbollisti më i mirë në Botë. Të fitosh një trofe të tillë individual nuk është e lehtë, sepse në të njëjtën kohë Messi ngriti Kupën e Amerikës në qiell dhe sepse vetëm një portier në histori e solli atë në shtëpi, rusi Lev Yashin në 1963. Donnarumma ishte protagonisti absolut i Italisë në këtë Kampionat Europian, me super ndërhyrje, si ato ndaj Schaub në raundin e dytë, ose ndaj Lukaku dhe De Bruyne kundër Belgjikës deri në penalltitë kundër Spanjës dhe Anglisë ku ai u ngrit në katedër. Katër gola të pësuar, gjithmonë i pafajshëm.