Thursday, April 25, 2024

Boks- Dy kampion dhe dy nënkampion nga ekipi i Vllaznisë, në K. Kombëtar të moshave. Tonin Prela shpallet boksieri më i mirë i aktivitetit

Lexo

Me ndeshjet e ditës së tretë të zhvilluara mbrëmjen e së dieles në pallatin e sportit të qytetit të Vlorës është mbyllur Kampionati Kombëtar për dy grupmoshat U-16 dhe U-18.

Një aktivitet ky, në të cilin ishin pjesëmarrës edhe dy ekipet e Vllaznisë të drejtuar nga trajnerët Klaodio Çekini dhe Lazarin Vila. Pas dy ditëve të suksesshme në turin çerekfinal dhe gjysëmfinal, Vllaznia arriti të kualifikoi në finalet e të dy kampionateve U-16 dhe U-18 pesë boksierë.

Ndër to, figurën më të mirë sportive e bënë dy boksierët e talentuar, Tonin Prela dhe Elhad Kastrati që u shpallën kampion kombëtar në peshat e tyre individuale. Konkretisht, Tonin Prela u shpall kampion në peshën 60 kg duke mundur në finale bosierin e Teutës së Durrësit, Dylen Allimani. Ndërkohë, boksieri tjetër i Vllaznisë, Elhad Kastrati, konkurues në peshën deri në 63 kg u shpall kampion duke mundur në finale boksierin e Teutës, Enest Leka.

Ndonëse ishte pretendent kryesor për fitimin e titullit, Pashuk Gjoni në peshën 57 kg u shpall nënkampion, pasi humbi ballafaqimin final duke u mundur nga boksieri i Flamurtarit, Ektor Ajazi. Nënkampion i vendit u shpall edhe boksieri tjetër shkodran, Dario Gjetaj konkurues në peshen +80 kg. Gjetaj u  mund nga boksieri i Studentit, Reis Sala.

Bazuar në rezultatet individuale, në klasifikimin ekipor, Vllaznia U-16 zuri vendin e tretë. Ndërsa për grupmoshën U-18, Vllaznia u përfaqësua me një boksier në finale. Ai ishte, Florian Qukaj, konkurues në peshën 69 kg, i cili u shpall nënkampion duke u mundur nga boksieri i  Studentit, Jemin Allmuça.

Krahas titujve individual, Vllaznia regjistroi edhe një sukses tjetër, pasi në përfundim të aktivitetit, gjyqtaria kryesore shpalli si boksierin më të mirë të kampionatit, boksierin e Vllaznisë Tonin Prela.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img