Për Visente del Boske, Gjermani-Spanjë është “finalja” e Evro 2024. Në një intervistë për “SPORT BILD”, trajneri kampion i botës dhe Europës me iberikët flet për duelin e të premtes.
“Ne jemi favoritët, nuk kam dyshim se do të fitojmë. Gjithçka është në rregull në sulm dhe mbrojtje. Përveç kësaj, nuk ka asnjë ekip që luan më mirë nga jashtë”, thotë del Boske.
“Nuk dua të tregohem arrogant, duhet të jem i përulur, por unë përgjithësisht e shoh Spanjën si më të mirë në shumë aspekte, edhe nëse Gjermania po luan fuqishëm në sulm, veçanërisht me Musiala”, arsyeton 73-vjeçari.
Mes të tjerash ai thekson se faktori fushë mund të jetë deciziv. “Jam i bindur se do të ecim përpara, por fusha mund të jetë avantazh për Gjermaninë, përfundoi Del Boske.