Nuk mjaftuan 90-të minutat e kohës së rregullt, madje as ato shtesë dy herë nga 15 minuta, por për të përcaktuar njërën prej skuadrave të çiftit Angli-Zvicër, u desh gjuajtje e penalltive për të firmosur skuadrën e parafundit të turit çerekfinal të Euro 2024.
Ajo është Anglia, e cila trimfoi në një ndeshje të luftuar deri në fund, por pas 120 minutave lojë nuk kishte fitues, duke u mbyllu në barazim 1-1. Embolo i dha avantazhin zviceranëve në minutën e 75-të, ndërsa Saka barazoi shifrat në minutën e 80-të.
Goditjet nga pika e bardhë e penalltisë ishin fatlume për anglezët, pasi duke i shënuar të pestat gjuajtjet, kundrejt zviceranëve që gabuan vetëm një me Akanji, shkojnë në gjysmëfinale, atje ku do të përballen me fituesin e çiftit Holandë-Turqi.