Anglia është e motivuar edhe nga Federata e Futbollit për të fituar Euro 2024 pasi “në lojë” janë 10 milionë stërlina. Është kjo shifra e caktuar nga Federata e Futbollit për lojtarët e Anglisë në rast triumfi në finalen e madhe të Berlinit.
Sipas “Daily Mail” thuhet se disa lojtarë mund të përfitojnë më shumë para në bazë të arritjeve individuale. Kështu sponsori teknik i Herri Kejn, “Sketchers” ka premtuar një shifër të majme stërlinash në rast se bomberi i Bajernit të Mynihut merr “Këpucën e artë” në “Euro 2024”.