Tuesday, November 26, 2024

Euro 2024-Franca mund Holandën dhe kualifikohet, super Ronaldo në fitoren e Portugalisë

Lexo

Formacioni i Deschamps mundi portokallinjtë 2-1 siguroi biletën për në Euro 2024, Cristiano ishte vendimtar në suksesin 3-2 të skuadrës portugeze ndaj Sllovakisë.

Dita e shtatë e kualifikueseve për në Euro 2024, Franca, Portugalia e Belgjika fitojnë dhe kualifikohen. Skuadra e Deschamps mundi Holandën 2-1 në grupin B dhe u kualifikua në Kampionatin Evropian me gjashtë fitore në po aq ndeshje, ndërsa portugezët triumfuan ndaj Sllovakisë 3-2 dhe u kualifikuan për në Gjermani. Me të njëjtin rezultat në grupin F, Belgjika e Lukakut (shënoi) mundi Austrinë dhe u kualifikua: Lukebakio ishte një protagonist i madh me një dygolësh.

GRUPI B

Është gjithmonë Kylian Mbappe ai që i sjell tri pikët Francës, edhe në 2-1 ndaj Hollandës së Koeman. Sulmuesi i Paris Saint-Germain me asistimin e Clauss në minutën e 7-të, goditi saktësisht për 1-0. Djemtë e Deschamps kishin kontrollin deri gjysmë ore, por rrezikuan në fund të pjesës së parë me Maignan që i tha jo Xavi Simons. Në pjesën e dytë, Mbappé u kujdes edhe një herë për rezultatin: në minutën e 53-të dhuroi një goditje të bujshme nga jashtë zonës, e cila mposhti Verbruggen. Në finale, portokallinjtë e mbyllën diferencën me një veprim të bukur të Hartman, i cili mundi Maignan në minutën e 83-të. Mbappé ishte afër realizimit të një triplete me një traversë sensacionale, emocioni i fundit i një ndeshjeje me intensitet shumë të lartë: Franca fiton 2-1.

Sukses shumë i rëndësishëm edhe për Greqinë, 2-0 ndaj Irlandës. Skuadra e Kenny-t nisi fuqishëm, por në minutën e 20-të miqtë kaluan në avantazh me anë të Giakoumakis. Pak para fishkëllimës së fundit vjen edhe 2-0, i shënuar nga Masouras. Franca vazhdon epërsinë e saj në tabelë me 18 pikë (pikë të plota), e ndjekur nga Greqia, tani në 12. Hollanda ndalet në 9, më pas vijnë Irlanda me 3 dhe Gjibraltari  0.

GRUPI F

Belgjika triumfon 3-2 ndaj Austrisë. Skuadra e Rangnick u përpoq të menaxhojnë lojën, por u godit në minutën e 12-të: asistimi nga Castagne dhe gol nga Lukebakio. Në pjesën e dytë ndodh gjithçka: Djajtë e Kuq kalojnë përpara me dy gola të tjerë, fillimisht me Lukebakios (55′) dhe më pas me Lukakun e zakonshëm (58′). Austria ngushton në 3-1 në minutën e 72-të me Laimer dhe gjashtë minuta më vonë Belgjika mbetet me dhjetë lojtarë për shkak të verdhës së dyfishtë të Onanës. Penalltia e Sabitzer në minutën e 84-të bëri rezultatin 3-2, por vendasit nuk arritën të barazonin pavarësisht se ishin me një lojtar më shumë. Belgjika fiton 3-2.

Në ndeshjen mes dy të fundit të klasit Azerbajxhani fitoi 2-0 ndaj Estonisë. Gjithçka u vendos në pjesën e parë: në minutën e 9-të Bayramov hapi sfidën, ndërsa Sheydaev mbylli llogaritë në minutën e 49-të, me një goditje dënimi. Belgjika në krye, me 16 pikë, tri pikë përpara Austrisë, e cila ka ngecur në 13. Suedia pason me 6 pikë, më pas Azerbajxhani me 4 dhe Estonia me 1.

GRUPI J

Duhet një super Ronaldo për ta çuar Portugalinë drejt suksesit: ndaj Sllovakisë është 3-2. Skuadra portugeze e prishi ngërçin në minutën e 18-të, me Gonçalo Ramos që shënoi firmosi 1-0 me asistimin e Bruno Fernandes. Njëmbëdhjetë minuta më vonë erdhi edhe goli i dytë, me penalltinë e shënuar nga Cristiano Ronaldo. Sllovakët filluan të shtyjnë në pjesën e dytë dhe e mbyllën diferencën në minutën e 69-të me Hanckon. Kaluan më pak se 180 sekonda dhe Ronaldo rikthen sërish epërsinë me dy gola për portugezët, me asistimin e dytë të mbrëmjes të Bruno Fernandes. Të rinjtë e Calzona nuk u dorëzuan dhe në minutën e 80-të shënuan edhe golin e 3-2 me Lobotka.

Ndeshje njëkahëshe mes Lihtenshtajnit dhe Bosnjës, ku Dzeko dhe shokët e tij triumfuan 2-0. Epërsia erdhi në minutën e trembëdhjetë, me Amar Rahmanovic, ndërsa Stevanoviç  mbylli lojën efektivisht në minutën e 41-të.

Ndeshja mes Islandës dhe Luksemburgut përfundon në barazim 1-1: në minutën e 46-të Gerson Rodrigues i kundërpërgjigjet golit të Oskarsson-it, i cili mbërriti në minutën e 23-të të pjesës së parë. Shtatë fitore nga shtatë për Portugalinë, e cila akomodohet në krye të grupit me 21 pikë. Sllovakia (13), Luksemburgu (11) dhe Bosnja (9) po konkurrojnë gjerësisht për vendin e dytë, me një vështrim edhe te Islanda, me 7. Lihtenshtajni është i fundit, i mbërthyer në 0 pikë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img