Tuesday, July 2, 2024

Euro 2024 “Gjermani 2024”-Silvinjo: Krenar për atë që bëmë, ishim pasqyra e popullit shqiptar

Lexo

Trajneri i kombëtares shqiptare, Silvinjo ka bërë një postim në Instagram, ku ka komentuar aventurën e skuadrës kuqezi në Euro 2024. Braziliani thekson se është krenar për paraqitjen e skuadrës dhe falënderon tifozët që shëkqlyen në tribuna.

“Mbyllëm pjesëmarrjen tonë në Euro 2024. Jam shumë krenar për atë që i treguam vetes dhe tifozëve të futbollit.

Ne ishim një ekip që dhamë gjithçka deri në fund, që luftuam për çdo top, për çdo pikë. Ne ishim pasqyra e popullit shqiptar. U larguam duke u ndjerë krenarë për atë që bëmë.

Dëshiroj të falënderoj të gjithë ata që ishin me ne në këtë kompeticion dhe kontribuan në performancën tonë. Faleminderit edhe tifozëve, të cilët shkëlqyen në tribunat e stadiumeve dhe na ndihmuan në këtë rrugëtim. Shqipëria largohet më e fortë nga sa mbërriti”, shkruan Silvinjo në Instagram.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img