Saturday, November 23, 2024

Euro 2024-Granit Xhaka: Kundër Anglisë luajta më një dëmtim muskulor, kalova çdo limit

Lexo

Në fund të ndeshjes mes Anglisë dhe Zvicrës, Granit Xhaka ka mbështetur të gjithë ekipin duke vlerësuar paraqitjen e ekipit helvet.

“Është e vështirë të gjesh fjalët e duhura. Nuk mendoj se mund të thuash asgjë të keqe për askënd në ekip apo staf. Nuk ka rëndësi nëse është e drejtë apo e padrejtë. Të gjithë dhanë gjithçka dhe ne mund të jemi krenarë. Nuk patëm fatin në anën tonë në penallti”, tha Xhaka.

Më tej Xhaka foli edhe për sakrificën e bërë në takimin e sotëm: “Tani mund ta them, të hënën u diagnostifikova me një fibër muskulore të çarë në aduktorët e mi. Por unë doja të isha aty për ekipin dhe të shtrëngoja dhëmbët. Nuk mund të godisja topa të gjatë ose të gjuaja në portë gjatë lojës. Kam shkuar përtej kufijve të mi edhe një herë sot”.

Në fund Xhaka pranon se kishte besuar në kalimin për më tej pasi sipas tij Zvicra kishte cilësi prej gjysmëfinalisteje. “Duhet ta pranojmë fundin e këtij udhëtimi. Sigurisht që dhemb të humbasësh kështu. Kemi një ekip me cilësi për gjysmëfinale”, përfundoi Xhaka.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img