Kristiano Ronaldo ka përfunduar në epiqendër të kritikave pas ndeshjes mes Portugalisë dhe Sllovenisë. Ylli portugez u shfaq në formë të dobët gjatë sfidës, duke mos arritur të shënonte, teksa humbi edhe penallti e më pas shpërtheu në lot në mes të lojtarëve të tjerë.
Por motra e tij, Katia Aveiro, ka reaguar në rrjetet sociale duke iu kundërvënë të gjithë atyre që e kritikonin për këtë moment dobësie. Ajo ka theksuar se Ronaldo kishte filluar të qante kur kishte parë në ekran të ëmën e mërzitur në tribunë.
“Kjo skenë ishte në momentin kur ai pa në ekranin gjigand të stadiumit nënën tonë të mërzitur (për një jetë të tërë).
A e dini atë që do të thotë? Nuk e dini? Askush nuk do ta dijë asnjëherë… Jo gjithçka është futboll, famë dhe para…”, shkruante ajo në rrjetet sociale duke treguar momentin kur Ronaldo shpërtheu në lot mes shokëve të skuadrës.