“Përmes vështirësive, si kundër Zvicrës, ia dolëm, edhe me ndihmën e turmës”.
Julian Nagelsmann, trajneri i Gjermanisë, sigurisht që ndihet i lehtësuar pas suksesit 2-0 përballë Danimarkës që e sheh skuadrën e tij në çerekfinalen e Euro 2024.
“Ishte një lojë e egër! 20 minutat e para ishin më të mirat e turneut, pastaj stuhia, më pas menduam se ishim prapa dhe pastaj kaluam në avantazh. Kai bëri shumë mirë nga pika e bardhë. Stadiumi na mbështeti shumë”.
“Kur ndryshuam në mbrojtje me tre, ishte shumë më stabile. Kishte raste në pjesën e parë ku ne ishim të paqëndrueshëm dhe Eriksen gjeti hapësira. Ne ishim shumë më mirë pas pjesës së parë dhe është gjithmonë mirë të mbash portën e pastër”.
“Nuk ishte një ndeshje e lehtë. Danimarka bëri shumë mirë dhe ne ishim në një fazë të mirë të ndeshjes(në fillim). Ne u përpoqëm shumë. Megjithatë, përmes vështirësive, si kundër Zvicrës, ia dolëm, me ndihmën e turmës”.
“Ka gjithmonë hapësirë për t’u rritur. Isha shumë i kënaqur me 20 minutat e para, por ne duhet të sigurohemi që të qëndrojmë të durueshëm dhe të mbajmë topin. Nëse mund të vazhdojmë të bëjmë atë që bëmë në fillim, atëherë do të jetë e vështirë të na mposhtin”.