Thursday, September 19, 2024

Euro 2024-Pas pak, gjysmëfinalja, Spanjë-Gjermani. Një super ndeshje për t’u ndjekur, publikohen formacionet

Lexo

Pas pak, në orën 18:00, Euro 2024 ka një duel super interesant. Bëhet fjalë për dy nga skuadrat më të mira të nivelit botëror, Spanja dhe Gjermania, të cilat përballen mes tyre, në kuadër të turit çerekfinal të Europianit.

Pritet një sfidë emocionuese, aty ku spektakli është i garantuar. Në këtë përballje, është e vështirë për të zgjedhur favoritin, për shkak se sfidohen dy ekipe që shihen si pretendente për të marrë trofeun.

Spanja është kthyer në “macen e zezë” për Gjermaninë, pasi iberikët nuk njohin humbje nga viti i largët 1988.

Tre nga katër takimet e fundit mes dy skuadrave kanë përfunduar 1-1, me përjashtim të një ndeshjeje historike të Ligës së Kombeve të luajtur në Sevilla më 17 Nëntor 2020 e cila përfundoi 6-0 për Spanjën. Kjo ishte edhe humbja më e madhe e Gjermanisë në ndeshjet kompeticioni.

Pak minuta para fillimit, dy trajnerët kanë zbuluar edhe formacionet zyrtare.

SPANJA: Simon, Carvajal, Cucurrella, Laporte, Le Normand, Pedri, Rodri, Ruiz, Yamal, Ëilliams, Morata.

GJERMANIA: Neuer, Tah, Rudiger, Raum, Kimmich, Gundogan, Can, Kroos, Musiala, Havertz, Sane.

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img