Friday, September 20, 2024

Euro 2024-Portugali-Slloveni, publikohen formacionet zyrtare

Lexo

Portugali-Sllovemi është sfida e dëtë e  ditës së sotme të 1 korrikut 2024 e vlefshme për fazën e 1/8-ve . Ndeshja në fjalë, e cila do të luhet në “Frankfurt Arena”, përballë dy skuadra që kërkojnë kualifikimin më tej.

Me interes është për t’u parë paraqitja e kapitenit Krtistiano Ronaldo, i cili së bashku me Pepe-n janë dy pikat e përvojës portugeze në këtë ndeshje, të cilët vijnë si favoritë në këtë përballje, pasi u kualifikuan të parët në grupin e tyre, por Sllovenia është një ekip i cili ka bërë mirë në këtë turne.

Me tre barazime në tri ndeshje, sllovenët kanë treguar një shpirt gare dhe një lojë solide, çka është shpërblyer me këtë kualifikim historik për ta në fazën me eliminim direk të këtij Europiani.

Pritet një ndeshje e luftuar në Frankfurt, sfidë që do të gjykohet nga Italiani Daniel Orsato. Pak minuta para fillimit, janë zbuluar edhe formacionet zyrtare.

Portugalia: Diogo Costa, Joao Cancelo, Ruben Dias, Pepe, Nuno Mendes, Bruno Fernandes, Palhinha, Vitinha, Bernardo Silva, Ronaldo, Leao

Sllovenia: Oblak, Balkovec, Bijol, Drkusic, Karnicnik, Stojanovic, Cerin, Elsnik, Mlakar, Sesklo, Sporar.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img