Një fitore, një barazim dhe një humbje është bilanci në fazën e grupeve që gjithsesi nuk i bëri tifozët e kombëtares holandeze të mërziten. 4 pikët e fituara ishin të mjaftueshme për t’u rikthyer në grupin e skuadrave më të mira të vendit të tretë: në rrugën drejt çerekfinales është Rumania, e cila, me të njëjtat pikë, përfundoi përpara të gjithë të tjerëve në grupin E.
Në konferencën për shtyp Ronald Koeman prezantoi ndeshjen që e pret skuadrën e tij: “Ne jemi një komb krenar, na pëlqen të fitojmë dhe të luajmë futboll të mirë. E dimë që jo gjithmonë ia dalim dhe me siguri e dimë se çfarë të presim dhe çfarë duhet të përmirësojmë në krahasim me ndeshjen e fundit.
Ne i pranojmë kritikat dhe të martën duam t’i bëjmë të lumtur tifozët tanë, ndërkohë kam ndjesinë se do të tregojmë një reagim të mirë pas ndeshjes kundër Austrisë”, ka thënë mes të tjerash trajneri i Holandës.