Saturday, November 23, 2024

Euro 2024-Shënoi golin e barazimit për Anglinë në sfidën ndaj Sllovakinë, Bellingham rrezikon dënimin nga UEFA për një gjest të turpshëm pas golit

Lexo

Jude Bellingham, ishte heroi i Anglisë, në fitoren 2-1 ndaj Sllovakisë, në ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/8-ve në Europian.

Mesfushori anglez, shpëtoi kombëtaren e tij, duke barazuar shifrat me një supergol në minutën e 95-të, për ta dërguar ndeshjen në shtesa.

Megjithatë, futbollisti 21-vjeçar, rrezikon një dënim me pezullim nga UEFA. Shkak për këtë është bërë një gjest i lojtarit, pas golit të barazimit.

Bellingham, u filmua duke bërë një gjest të turpshëm në drejtim të tribunës dhe për këtë arsye po hetohet nga UEFA.

Lojtari deklaroi se gjesti ishte për disa miqtë e tij në tribunë dhe jo për kundërshtarët. UEFA, po pret raportin e ndeshjes nga arbitri, për të marrë më pas një vendim përfundimtar.

Mesfushori rrezikon të pezullohet për ndeshjen e ardhshme, atë ndaj Zvicrës në çerekfinale. Një mungesë e Bellingham, do i hapte shumë probleme Anglisë, për shkak të rëndësisë që ka në ekip ky futbollist.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img