KROACI–SHQIPËRI 2-2(Shënues: Kramaric 74′, Gjasula 76′ (Autogol)/ Laçi 11′, Gjasula 95′)
Shqipëria barazoi 2-2 ndaj Kroacisë, në një ndeshje me të vërtetë spektakolare dhe të çmendur. Kuqezinjtë e nisën ndeshjen me shumë kujdes duke mos i lënë asnjë hapësirë kundërshtarëve dhe duke thumbuar në momentin e duhur me Laçin i cili gjeti golin e avantazhit në minutën e 11-të me një gjuajtje me kokë, rastet për të shënuar edhe të dytin nuk munguan, por kuqezinjtë humbën disa raste para Livakoviç.
Pjesa e dytë nisi nën ritmin e kroatëve, të cilët kërkuan me ngulm barazimin. Por me kalimin e minutave nuk dukej se ishin në gjendje të bënin diçka. Megjithatë, brenda 3 minutash kaotikë, 74’ dhe 76’ situata u përmbys me golin e Kramariç dhe autogolin e Gjasulës, në momentin kur Silvinjo kishte kthyer ekipin mbrapa për t’u mbrojtur.
Aktivizimi i Hoxhës dhe Dakut në fund i dha përsëri shtysë kuqezinjve të cilët u hodhën përpara dhe ia dolën të shënon golin e barazimit me Gjasulën në minutën e 76-të., duke vulosur një barazim emocionues që lë të hapur përsëri grupin dhe shanset e kualifikimit.