Shqipëria siguroi kualifikimin në Europian, teksa u rendit në vendin e parë dhe do të jetë në vazon e dytë për shortin.
Në këtë situatë, kombëtarja kuqezi rrezikon grup të vështirë në Europian, duke ditur që në vazon e parë janë të gjitha kombëtaret e mëdha dhe në të katërtën janë kombëtare si Italia, Serbia apo edhe Zvicra.
Duke iu referuar renditjes aktuale të FIFA-s, shorti më i vështirë për Shqipërinë do të ishte, Francë, Holandë dhe Itali. Ndërsa shorti më i mirë i mundshëm, duke iu referuar gjithnjë renditjes të FIFA-s, do të ishte Gjermani, Slloveni dhe Greqi.