Sunday, June 30, 2024

Euro 2024-“Sky Italia” bën formacionin e surprizave të Europianit, Mitaj titullar!

Lexo

“Sky Italia” ka përpiluar formacionin e lojtarëve, të cilët kanë qenë surpriza e madhe e këtij Europiani. Mes njëmbëdhjetë emrave më të spikatur gjendet edhe Mario Mitaj në pozicionin e mbrojtësit të majtë.

“E kërkojnë shumë klube italiane. Djaloshi i lindur në 2003 ka shumë teknikë dhe i pëlqen që ta luajë topin. Edhe pse niset nga thellësia e mbrojtjes ai është njëri prej atyre që u krijon shumë shanse shënimi shokëve të skuadrës. Duhet të përmirësohet pak në aspektin mbrojtës, por është një nga surprizat e këndshme të Shqipërisë, e cila u eliminua tashmë”, shkruan “Sky Italia”.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img