Thursday, October 24, 2024

Euro “Gjermani 2024”-Luhet Kroaci-Shqipëri, kuqezinjtë në kërkim të fitores

Lexo

Nis ndeshja, Kroaci-Shqipëri. Pas humbjes me Italinë, Shqipëria kërkon të marrë fitoren e parë në Europian. Përballë kuqezinjtë kanë një kundërshtar shumë të vështirë, siç është Kroacia.

Pritet një sfidë e bukur dhe e luftuar nga të dyja krahët, pasi kombëtaret vijnë pas humbjeve në ndeshjet e para. Kroatët u mposhtën nga Spanja me rezultatin 3-0.

Një fitore sot, do i jepte mundësinë Shqipërisë, për të shpresuar te kalimi i grupit, si një nga vendet e treta më të mira.

Dy kombëtaret nuk janë përballur asnjëherë me njëra-tjetrën, ndërsa kjo do të jetë ndeshja e parë mes tyre. Në krahasim nga ndeshja me Italinë, trajneri i Shqipërisë, Silvinjo, ka bërë disa ndryshime në formacion. Ndeshja transmetohet ekskluzivisht në Tv Klan, ashtu si të gjitha takimet e tjera të Euro 2024.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img