Euro “Gjermani 2024”-Nuk shënoi, por Ronaldo vendos rekordin historik në Europian

Cristiano Ronaldo, ishte vendimtar ndaj Turqisë, në fitoren që Portugalia e tij mori me rezultatin 3-0, pavarësisht se nuk shënoi.

Sulmuesi portugez, vendosi një rekord historik, me asistin e dhënë te goli i tretë i shënuar nga Bruno Fernandes.

39-vjeçari, përveçse është golashënuesi më i mirë në historinë e Europianëve, me 14 gola, tashmë është futur në histori edhe si asistuesi më i mirë.

Ronaldo, numëron 7 asiste në të gjithë Europianët, duke vendosur rekord, si asnjë tjetër më parë.

Vitet kalojnë, por Ronaldo vetëm shton rekordet…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu