Saturday, November 23, 2024

Euro “Gjermani 2024”-Vjen surpriza e parë. Sllovakia mund Belgjikën 1-0, dy golat e Lulakut nuk vlejnë për belgët, i anulon VAR-i

Lexo

Belgjikë-Sllovaki 0-1(Scranz 7’)

Belgjikë:Kastels,Kastanj,Debast,Faes,Karrasko(Lukebaio 84),De Brujne,Onana,Mangala(Bakaioko 58),Doku(Openda 84),Lukaku,Trosard(Tilemans 74) Trajner:Domeniko Tedesko

Sllovaki:Dubravka,Pekarik,Vavro,Skriniar,Hanko,Kucka,Lobotka,Duda(Obert 90+4),Scranz(Duris 81),Bozenik(Strelec 70),Haraslin(Suslov 70) Trajner:Françesko Kalzona

Gjyqtarë:Umut Meler,Emre Ejsoi,Kerem Ersoi(Turqi),Serdar Guzubujuk(Hollandë) Var:Bastian Dankert(Gjermani) Avar:Alper Ulusoi(Turqi)

Surprizën e parë në Kampionatin Evropian Gjermani 2024 e bën Sllovakia. Përfaqësuesja sllovake mposhti me rezultat minimal 1-0 Belgjikën,që rreshtohet mes ekipeve pretendente për të ngritur lart trofeun.

Golin e vetëm të ndeshjes së zhvilluar në Frankfurt e realizoi Scranz që në minutën e shtatë,pas një gabimi në mbrojtje të “Djajve të Kuq”.

Belgjika kishte thuajse 90 minuta lojë në dispozicion për të ndryshuar rrjedhën e lojës,por nuk ia doli të shënonte qoftë një gol.

Në fakt Lukaku arriti ta dërgonte dy herë topin në rrjetë,por iu anuluan pas ndërhyrjes së sistemit Var.

Në rastin e parë për pozicion jashtë loje,ndërsa në fundin e takimit për prekje të topit me dorë në zhvillim të aksionit. Tashmë Belgjika duhet të bëjë kthesën në dy ndeshjet e radhës në grup me Rumaninë dhe Ukrainën.

Fatos LAMAJ

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img