Euro U17-Nisin ndeshjet e Europianit, Shqipëria humbet ndeshjen e parë 0-4 me Portugalinë në “Arena Kombëtare”

Shqipëri U17-Portugali U17, 0-4

Formacioni i Shqipërisë U-17:  Huli; Kurti, Gecaj, Llana, Nuhaj, Gjoka, Sylejmani, Ferati, Vukaj, Ramku, Kulla. Trajner: Andrea Tedesco

Shqipëria e ka nisur me një humbje 0-4 përballë Portugalisë aventurën në Kampionatin Evropian U17 që po zhvillohet në vendin tonë dhe që po vjen për shikuesit në ekranin e RTSH.

Në këtë sfidë të parë në Grupin A, luajtur në “Arena Kombëtare”, kuqezinjtë u munduan të mbanin kundërshtarin larg portës, por u goditën në minutën e 36-të nga goli i Rafael Quintas.

Në pjesën e dytë portugezët dyfishuan me Mateus Mide 68′, i cili ktheu në gol një penallti, ndërsa Anísio Cabral 82′, Tomás Soares 90’+2 kompletuan “pokerin”.

Kuqezinjtë e trajnerit Andrea Tedesco do të luajnë të enjten përballë Gjermanisë, ndërsa ndeshja e fundit, më 25 maj është ajo ndaj Francës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu