Mbrëmjen e sotme vëmendja e tifozëve shqiptarë nuk do të jetë vetëm në Duseldorf, aty ku luan Shqipëria dhe Spanja, por një “sy” do të mbajnë edhe nga sfida mes Kroacisë dhe Italisë.
Kjo përballje do të luhet paralelisht me duelin e kuqezinjve, ndërsa kroatët dhe italianët përplasen për 3 pikët në stadiumin “Red Bull Arena” në Leipcig. Një sfidë mjaft e rëndësishme për të dyja skuadrat që kërkojnë fitoren për kualifikimin.
“Axurrët” ndodhen në vendin e 2 në grupit B me 3 pikë, teksa një barazim ndaj kroatëve do t’i kualifikonte qoftë si vendi i dytë apo i tretë. Ndërkohë nga krahu tjetër i vetmi rezultat që do të bënte punë për kualifikimin e “djemve” të Zlatko Daliç është fitorja.
Kroaci:Livakoviç,Juranoviç,Sutalo,Gvardiol,Perisiç,Modriç,Brozoviç,Kovaçiç,Majer,Petkoviç,Kramariç Trajner:Zlatko Daliç
Itali:Donaruma, Di Lorenco,Bastoni,Kalafiori,Dimarko,Zhorzhinjo,Barela,Fratesi,Pelegrini,Kieza,Skamaka Trajner:Luçiano Spaleti
Fatos Lamaj