Me kalimin e ditëve, “Euro 2024” po merr formë pasi të gjitha skuadrat kanë luajtur të paktën dy ndeshje. Siç dihet rregullat e reja i kanë dhënë të drejtë që në fazën tjetër të shkojnë edhe katër të tretat më të mira.
Për të kuptuar se cilat skuadra do të kalojnë në fazën me eliminim direkt janë plot gjashtë kritere, të cilat do të përgjedhin më të mirat.
Kriteret për të vendosur katër të tretat më të mira:
Numri i pikëve në fazën në grupe
Diferenca e golave të shënuar dhe atyre të pësuar
Numri i golave të shënuar
Numri i fitoreve në fazën e grupeve
Sjellja në fushë (kartoni i verdhë: një pikë; kartoni i kuq: tre pikë)
Pozicioni i zënë gjatë Eliminatoreve në “Euro 2024”
- AUSTRIA
3 pikë
Diferenca golave: 3:2
Fitore: 1
Barazime: 0
Humbje: 1
- SLLOVAKIA
3 pikë
Diferenca golave: 2:2
Fitore: 1
Barazime: 0
Humbje: 1
- SLLOVENIA
2 pikë
Diferenca golave: 2:2
Fitore: 0
Barazime: 2
Humbje: 0
- SHQIPËRIA
1 pikë
Diferenca golave: 3:4
Fitore: 0
Barazime: 1
Humbje: 1