Gjatë konferencës së djeshme për shtyp Silvinjo komentoi se ishte përgatitur mirë për ndeshjen me Spanjën dhe se do të bënte disa ndryshime.
Sipas asaj që është kuptuar nga stërvitjet e fundit në Kaiserau, trajneri brazilian starton me një formacion ndryshe ku spikat prezenca e Abrashit.
Në mbrojtje Hysaj, Ajeti, Gjimshiti dhe Mitaj do të nisin ndeshjen nga minuta e parë. Në mesfushë dhe në sulm ndryshimet e Silvinjos do ta bëjnë Shqipërinë disi më mbrojtëse krahasuar me dy takimet e para në Grupin B.
Në mesfushë konfirmohet dyshja Asllani-Ramadani, të cilëve do t’iu bashkohet edhe Abrashi. Diçka më përpara do të operojnë Laçi dhe Bajrami, të cilët do të mbështesin Armando Brojën.