Friday, September 20, 2024

Europiani “Gjermani 2024’-Sot tre takime, mes të cilave spikat Itali-Shqipëri

Lexo

Pas ndeshjes hapëse të Euro 2024, ku Gjermania triumfoi 5-1 ndaj Skocisë, ditën e sotme do të luhen 3 takime të tjera mjaft të rëndësishme. Përveç Itali-Shqipëri në fushë do të zbresin edhe kundërshtarët e kuqezinjve.

Kështu vëmendja e tifozëve shqiptarë nuk do të jetë jo vetëm në Dortmund, por edhe në Berlin. Në “Olympiastadion” do të vihen përballë Spanja dhe Kroacia, takim që do të startojë në orën 18:00. Një duel i rëndësishëm dhe mjaft delikat, ku sigurisht tregon shumë për objektivat e ekipeve.

Përveç sfidave të grupit B, ditën e sotme do të luhet edhe sfida e grupit A. Kështu Hungaria do të përballet me Zvicrën e Granit Xhakës. Kjo përballje do te startojë në orën 15:00 dhe do të luhet në “Rein Energie Stadium” në Këln.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img