Saturday, September 21, 2024

Europiani “Gjermani 2024”-Spanjë-Shqipëri për grupin B, është finale për kuqezinjtë

Lexo

Ndeshja me Spanjën konsiderohet një finale e madhe për Shqipërinë. Kuqezinjtë mbrëmjen e së hënës do të luajnë sfidën më të rëndësishme në Euro 2024, takim ky që vendos edhe fatet e Kombëtares në këtë turne. Sfida do të luhet në orën 21:00 ditën e hënë në stadiumin “Merkur Spiel-Arena” në Duseldorf. Silvinjo dhe “djemtë” e tij do të kërkojnë fitoren ndaj iberikëve,me këto të fundit që kanë siguruar kualifikimin për në fazën tjetër si të parët e grupit B. Tashmë me 1 pikë në grup, Shqipëria ka shansin e fundit për të kërkuar fitoren,e cila do t’i kualifikonte për në “Play”-Off”.

Braziliani prej ditësh vazhdon përgatitjet për këtë superndeshje. Ndaj “Furisë së Kuqe” timonieri i kuqezinjve pritet të bëjë 3 ndryshime në formacion,teksa pritet të hedhë në fushën e lojës gjithë “arsenalin” kuqezi. Duke pare paraqitjen e lojtarëve në sfidën me Italinë dhe Kroacinë,Silvinjo pritet të ulë në stol 3 lojtarë.

Kështu Hysaj mund ta nisë nga stoli dhe vendin e tij pritet ta marrë Balliu. Ndërkohë në repartin e sulmit priten dy ndryshimet e tjera. Arbër Hoxha duket se më në fund mund ta nisë si titullarë,teksa pritet të marrë vendin e Asanit,ndërsa në majën e sulmit do të rikthehet në formacion Broja,me Manaj që duhet ta nisë nga stoli.

Shqipëria:Strakosha,Hysaj(Balliu),Ajeti,Gjimshiti,Mitaj,Asllani,Ramadani,Laçi,Bajrami,Asani(Hoxha),Manaj(Broja). Trajner: Silvinjo.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img