Sunday, September 29, 2024

Europiani i futbollit “Gjermani 2024”. Shqipëria e përqëndruar për sfidën kundër Kroacisë

Lexo

Shqipëria ka hedhur prapa krahëve humbjen me Italinë dhe tashmë i gjithë fokusi është kthyer te ndeshja e dytë në “Euro 2024”. Kroacia është kundërshtari i radhës i kuqezinjve, sfidë kjo që do të luhet ditën e mërkurë në orën 15:00.

Ekipet do të përplasin “brirët” për herë të parë mes tyre në histori, teksa në stadiumin “Volksparkstadion” në Hamburg do të luftohet “kokë më kokë” për pikët e para në grup. Një duel mjaft i rëndësishëm për të dyja ekipet që kanë humbur ndeshjet e para mes tyre, ku kuqezinjtë u mposhtën nga Italia 2-1 dhe kroatët u mposhtën nga Spanja 3-0.

Sfida mes Shqipërisë dhe Kroacisë është si “jetë a vdekje” për të dy ekipet, pasi një fitore do t’i afronte shumë me raundin e dytë, ndërsa skuadra që humbet sfidën praktikisht ka larë duart me “Euro 2024”.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img