Sunday, November 24, 2024

Europiani i Peshëngritjes për moshat, shkodrani Saimir Lagja, Ertjan Kofsha dhe Franko Ferrari, mbesin jashtë konkurimit për arsye burokratike

Lexo

Kombëtarja e peshëngritjes, e cila kishte nisur prej më shumë se dy javësh përgatitjet për Kampionatin Europian për moshat U-15 dhe u-17 që do të mbahet nga data 20 deri më 27 gusht në Poloni, do të përfaqësohet vetëm me një sportist, pasi tre të tjerë janë skualifikuar.

Gjithçka ka ndodhur për shkak të mosregjistrimit të sportistëve tanë në sistemin “ADAMS”, që është një sistem i ËADA-s për menaxhimin dhe administrimin e antidopingut, ku sportistët dhe trajnerët duhet të bëjnë regjistrimin e tyre, në mënyrë që të mbahen nën kontroll nga Agjencia Botërore e Antidopingut. Ertjan Kofsha, Saimir Lagja dhe Franko Ferrari nuk janë regjistruar, ndërsa i vetmi që e ka bërë regjistrimin është Samuel Bishanaku.

Një goditje e rëndë për talentet e shtangës shqiptare, të cilët prisnin me padurim të riktheheshin në konkurrimin ndërkombëtar pas një kohe të gjatë ndërprerjeje për shkak të pandemisë. Ndërsa në komunitetin e peshëngritjes ka nisur “pingpongu” për të shkarkuar përgjegjësitë.

Në njërën anë kemi trajnerë që akuzojnë drejtpërdrejt federatën për mungesën e njoftimit për regjistrimin në sistemin “ADAMS”, ndërsa në krahun tjetër FSHP bën të ditur se nuk ka asnjë përgjegjësi, pasi regjistrimi është individual dhe gjithçka duhet ta bëjnë vetë sportistët dhe trajnerët.

Një situatë paradoksale që mund ta ofrojë vetëm realiteti i sportit shqiptar, ndërsa gjithçka bie në kurrizin e sportistëve, të cilët humbasin të drejtën për të marrë pjesë në një aktivitet, që do të ishte një eksperiencë e shtuar dhe shumë e vyer për formimin e tyre profesional.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img