Friday, April 26, 2024

Europiani U-21 / Shpresat munden në Angli dhe mbyllin eliminatoret në vendin e 3-të në grup

Lexo

ANGLI U21 – SHQIPËRI U-21 5:0
(Shënues: Hudson-Odoi 5’, Justin 26’, Musiala 36’, Nketiah 52’, 86’)

ANGLI: Bursik, Ëilmot, Godfret, Kelly, Justin, Musiala (Jones 61’), Skipp (Dasilva 76’), Davies, Buchanan (McNeil 76’), Hudson-Odoi (Gallagher 61’), Nketiah.
Trajner: Aidy Boothroyd

SHQIPËRI: Molla, Marku, Selmani, Sota, Mitaj (Kraja 81’), Çokaj, Tuci (Ndreçka 46’), Muçi (Ademi 68’), Dobra (Pëllumbi 68’), Xhixha (Mihana 46’), Bullari.
Trajner: Dzemal Mustedanagic

Kombëtarja shqiptare U-21 ka luajtur sot në stadiumin “Molineux”, të Ëolverhampton të Anglisë sfidën e fundit për eliminatoret e Europianit 2021, Grupi 3. Në mungesë të trajnerit Alban Bushi në dy ndeshjet e fundit për arsye të prekjes nga Covid 19, kombëtarja Shpresa është drejtuar për të dytën herë me radhë nga Dzemal Mustedanagic. Ishullorët e nisën vrullshëm ndeshjen duke gjetur shumë shpejt avantazhin në minutën e 5-të me anë të Hudson-Odoi, i cili goditi saktë me të djathtë duke mposhtur portierin debutues Marco Molla. Kuqezinjtë përpiqen të reagojnë, por goli u ka dhënë krahë anglezëve, të cilët arrijnë të realizojnë edhe dy gola të tjerë në minutat 26-të me Justin dhe 36-të me Musiala duke e mbyllur pjesen e parë me shifrat 3 me 0 në favor të tyre. Edhe 45 minutëshi i pjesës së dytë paraqitet me një epërsi totale të vendasve, të cilët shënojnë dhe dy herë të tjera në portën tonë. Në minutën e 52-të Nketiah shënon golin e katërt, ndërkohë që më pas arrin të fitojë një penallti në favor të skuadrës angleze. Është vetë ai që në minutën 81-të merr përsipër ta ekzekutojë, por gardiani shkodran i portës kuqezi Marko Molla e grushton duke I mohuar golin e pestë anglezëve. Pritja e penalltisë i jep paksa moral kombëtares sonë, e cila . ndërmerr disa aksione drejt portës angleze por pa patur forcën e të shkojë tek goli.

Ndërkohë, nga ana tjetër, Anglia tund në minutën e 86-të, për herë të pestë rrjetën kuqezi, me autor Nketiah dule vulosur kështu përfundimisht rezultatin 5 me 0 në favor të Anglisë. Në ndeshjen tjetër të grupit, Austria U-21 mposhti me rezultatin 4-0 Andorrën U-21 dhe në bazë të rezultateve të arritura, në krye të grupit 3 është Anglia U-21 me 28 pikë të grumbulluara e ndjekur në vendin e dytë nga Austria me 18 pikë, ndërkohë që Shqipëria është e treta me 14 pikë të grumbulluara.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img