Sulmuesi kuqezi ka nisur për herë të parë një ndeshje me Evertonin nga fillimi në Premier, për tu zëvendësuar në minutën e 75-të nga Beto
Armando Broja ka nisur për herë të parë një ndeshje nga fillimi me Everonin në Premier League, atë me Nottimgham Forest, të humbur në shtëpi me rezultatin 2-0. Sulmuesi kuqezi qëndroi në fushën e lojës deri në minutën e 75-të, për ti lënë më pas vendin Beto-s.
Ndërkohë, me këtë fitore Nottimgham Forest është ngjitur në kuotën e 37 pikëve duke u pozicionuar në vend të dytë në klasifikim. Wod zhbllokoi sfidën në minutën e 15-të, ndërsa dyfishoi Gibbs-White në minutën e 61-të. Evertoni ndodhet në vendine 16-të me 17 pikë.