Monday, November 25, 2024

“Faji i trajnereve”, apo nje Vllazni e çoroditur? Opinion nga gazetari Gjin Musa-Rome

Lexo

Ne kete fillim kampionati ishin te gjitha premisat per nji Vllazni te denje per titullin kampion, titull i disheruar per sportedashasit Shkodran. Realiteti eshte se fillimi qe bindes, po si me magji filloi çoroditja dhe loja teper zhgenjyese e ekipit. Stafi drejtues pa u menduar fare fajson trajnerin Josa deri me largimin nga bankina, nji veprim i gabuar dhe i pa studjuar mire, qofte nga stafi dhe vete Presidenti i klubit. U emeruan dy Shkodranet ne bankinen e Vllaznise, po me nji jetegjatesi te shkurter. “Me ka çue nana me la gojen”, keshtu ne bindjen time do ta gjykoja Presidentin e klubit Vllaznia.

Si me magji ne stol ulet trajneri aktual qe po “shendrit” me rezultatet “bindese” humbja ne “Loro Boriçi” me Egnatjen e turpsheme dhe e pafalsheme, dhe tashti edhe barazimi me Kastriotin ne kohen shtese!

Tani lind pyetja, dobesi e trajnereve apo çoroditje e futbollisteve qe jane vetem hije ne qilimin e blerte? Shpresat per ne Europ tashma jane venitur s’tepermi. Po si do delet nga kjo situate deshpruese e futbollit Shkodran? Mos valle largimi i Joses ishte fatale per futbollin Shkodran, po ky trajner e ngjiti Vllaznine deri ne nji pretendente per kampione, po disa humbje ja faturuan pa drejtesisht trajnerit Josa, tashma e vertetuar se nuk ishte Josa e keqia e Vllaznis.

Nji Vllazni e kompletuar si asnji here tjeter bie ne kete pikjade qe eshte e veshtire ta marri rrugen e ngjitjes. Une dua te beje analizen siç e ndjeje dhe e perjetoi une si gazetar dhe njohes i futbollit.

Une pergjegjesine ja detikoje Presidentit dhe stafit drejtues te klubit te cilet kane punuar shume pak me ekipin, po jane kenaqur me ca deklerata optimiste ne studiot televizive. Ne futboll duhet pune me disiplin dhe stervitje bashkohore. Presidenti nuk eshte per te mbajtur vetem titullin si president i klubit Vllaznia po duhet ta ndjek hap pase hapi siç ndodhe kudo ne Europ dhe ma gjere.

Sot futbolli Shkodran po perjeton dite te veshtira, populli thote “shpresa vdes e fubdit”. Le te shpresojme se do ndodhi kjo mrekulli, mrekullia te pakten ne Kupen e Republikes, sepse objektivi titull ka mare fund prej javesh. Sportdashasit Shkodran nuk e meritojne kete zhgenjim, shkallet e stadiumit do fillojne te boshatisen duke e braktisur Vllaznine.

Koha, sa vjen dhe e ngushton rrethin per skuadrat qe duan te prekin Europen, çfare do ndodhi tek Vllaznia? Vetem vullneti te mos mungoje, deshira per fitoren arrihet duke menduar sa per sulmin po aq per nbrojtjen. Euforia eshte e rreziksheme, vullneti per fitoren nuk duhet te mungoje ne radhet e Vllaznise, sportedashesit shkodran duan Kupen ne Shkoder dhe renditjen e Vllaznise ne katershen ma te mire te kampionatit futbollistik te Shqiperis.

Gjin Musa-gazetar ne Rome

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img