Wednesday, February 21, 2024

Kategoria e Pare-Lufte per “Play-Off” dhe “Play-Out” ne javen e 25-te vemendja ne Berat. Skenderbeu kerkon titullin kampion ne fushe zbret edhe Flamurtari

Lexo

Skenderbeu dhe Dinamo kane mbyllur llogarite me Kategorine e Pare. Si korçaret ashtu edhe blute e kryeqytetit kane siguruar ngjitjen ne Superiore pas nje viti mungese, kurse Beselidhja dhe Terbuni kane rene ne Kategorine e Dyte . Por kjo nuk do te thote se gara ne kete kategori ka perfunduar. “Ujqerit e Debores” kan shansin te shpallen kampion te Kategorise se Pare nese fitojn duelin e dites se sotme ndaj Beses se Kavajes.

Tashme skuadrat jane ne lufte me njera-tjetren per te arritur zonen “Play –Off” dhe zonen “Play –Out’. Flamurtari nuk ia doli te siguronte ngjitjen direkt ne elite dhe tashme do te duhet te luftoje fort per zonen “Play-Off”, teksa do te perballet ne transferte me Beselidhjen. Interesante do te jene sfidat mes  Tomori-Korabi dhe Apolonia-Luzi jane dy sfida direkte ne zonen Play Off ndersa takimi Burreli-Turbina do te jete vendimtar ne garen per mbijetese.

Java e 25-te e Kategorise se Pare do te luhet diten e sotme ku skuadrat do te zbresin ne fushen e lojes per te kerkuar edhe 3 piket e kesaj jave. Të gjitha takimet do te startojn ne te njejten ore 15:00.

Kujtojme se Dinamo do te vazhdoj “pushimet” edhe kete jave pasi Terbuni eshte denuar nga Komisioni i Disiplines dhe blute kane marre 3 piket ne tavoline.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img