Monday, August 18, 2025

Fantastike-Dinamo City mposht 3-1 Hajduk Split në “Air Albania” dhe siguron play-off-in e Conference League. Supergoli i shkodranit Eridon Qardaku në shtesë, hapi rrugën e kualifikimit

Lexo

Dinamo City është kualifikuar në fazën play-off të UEFA Conference League, pasi mundi Hajduk Split në “Air Albania” me rezultatin 3-1. Koha e rregullt e ndeshjes u mbyll 1-0, ndërsa në shtesë dinamovitët realizuan edhe dy gola të tjerë, duke siguruar një kualifikim historik.

Blutë e Dinamos dominuan takimin dhe golat u shënuan nga Baton Zabërgja, Eridon Qardaku dhe Hekuran Berisha.

Trajneri Ilir Daja e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Teqja (GK), Meksi, Dita, Aliji, Lorran, Nani, Gassama, Qefalija, Bregu, Zabërgja dhe Vila.

Dinamo e nisi takimin në sulm dhe pas disa rasteve të mira, zhbllokoi rezultatin në minutën e 14-të me Zabërgjën. Pjesa e parë u mbyll 1-0.

Fraksioni i dytë nuk prodhoi gola dhe ndeshja shkoi në shtesë, pasi në takimin e parë Hajduk Split kishte fituar 2-1.

Pjesa e parë e kohës shtesë nisi më mirë për kroatët, që barazuan me Fran Karacic. Por në pjesën e dytë, Dinamo ishte spektakolare. Fillimisht ishte shkodrani Eridon Qardaku, i cili pas një finte të bukur duke iu shmangur kundërshtarit, godet mjeshtrit nga distanca rreth 20 m duke shënuar një supergol. Gol ky që hapi rrugën e kualifikimit, për të cilin mendoi Hekuran Berisha me golin e tretë që vulosi kualifikimin e merituar në në fazën play-off të UEFA Conference League.

Në fazën play-off të UEFA Conference League, Dinamo City do të përballet me Jagiellonia Białystok. Ndeshja e parë do të luhet më 21 gusht, ndërsa e kthimit më 28 gusht.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img