“Fat të mbarë, shpresoj të bëjnë histori dhe të kualifikohen në Kupën e Botës këtë vit”, mesazhi mbështetës i këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora

Lexo

- Reklamë -spot_img

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka shprehur mbështetjen e saj për Kosovën dhe Shqipërinë përmes një postimi në Instagram, në prag të ndeshjeve të rëndësishme që zhvillohen sot në Varshavë dhe Bratislavë.

Në mesazhin e saj, ajo u ka uruar fat të dyja përfaqësueseve, duke shprehur shpresën që të bëjnë histori dhe të sigurojnë kualifikimin në Kupën e Botës.

“Fat të mbarë, shpresoj të bëjnë histori dhe të kualifikohen në Kupën e Botës këtë vit”, shkruan Rita Ora.

Postimi është shoqëruar me një imazh ku shfaqen futbollistët e të dyja kombëtareve, së bashku me mesazhet “Forca Kosova” dhe “Forca Shqipëria”.

Sonte nga ora 20:45, Kosova përballet me Sllovakinë, ndërsa Shqipëria me Poloninë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img