Thursday, November 28, 2024

Federata e Futbollit Angleze, vendos kuotë për trajnerët me ngjyrë

Lexo

Federata e Futbollit në Angli ka bërë me dije se nëpërmjet një strategjie të re do të bëjë të mundur rritjen e pranisë së teknikëve me ngjyrë. Sipas planit afati i parë është vendosur në vitin 2028.

Për momentin shumica e trajnerëve të Kombëtareve të moshave të ndryshme të “Tre Luanëve” nuk janë me ngjyrë. Sipas raportit të Federatës së Futbollit në qershor të 2024 u mësua se vetëm 19% e stafit të Kombëtareve (nga U-17 deri te të rriturit) ishin të një etnie tjetër. Sipas strategjisë kjo shifër duhet që të rritet të paktën deri në 25% deri në 2028.

Federata e Futbollit ka bërë një studim edhe në Premier League ku plot 43% e lojtarëve janë me ngjyrë, por kjo shifër e lartë nuk pasqyrohet sa u përket trajnerëve.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img