Një histori suksesi, interesante dhe shumë kuptimplotë është ajo e futbollistit shkodran Aleksandër Trumçi, ku pa shumë bujë mbërrin në nivelet e larta të një futbollisti. E filloi me ekipin e moshave të Klubit të Futbollit Shkodra nën drejtimin e trajnerëve Taip dhe Rudi Piraniqi. Aty ku kaloi një process shumë të suksesshëm trajnimi duke konkuruar me të gjitha nivelet e kampionatit të moshave, derisa hodhi hapin e parë jashtë Shkodre duke u bërë pjesë e ekipit ballshiot Bylis, me të cilin kaloi plot katër sezone. Sezone këto që Trumçi luan në kategorinë e parë si dhe Superiore, ku duke treguar vlera në fushën e lojës mori vemendjen e disa skudrave me emër, mes të cilave edhe të Vllaznisë së Shkodrës.
Por, së fundmi, kartonin e 23 vjeçarit arriti ta marrë skuadra shqiptare e kampionatit maqedonas Shkëndija, me të cilën do të luajë edhe në Kupat e Europës.
Kjo ecuri pozitive e futbollistit të tyre, ka entuziasmuar pa masë drejtuesit e KF Shkodra, të cilët me të drejtë krenohen me Trumçin e rritur në klubin e tyre.
Në një bashkëbisedim me Veriu Sport, KF Shkodra sjell në vemendje disa pjesëza kujtimesh gjatë karrieres sportive të Trumçit me klubin e tyre të ilustruar edhe me fotot përkatëse.
“E filloj futbollin prane KF.Shkodra kur ishte 10 vjeç, dhe qendroj deri sa mbushi moshen 19 vjeç. E fillojë si kapiten dhe e mbylli si kapiten, gjithmonë i pari ne stervitje, ne sakrifica ,i disiplinuar, shembull qe duhet te ndiqet nga te gjithe ato qe e kane pasion futbollin.
Trumçi eshte krenaria e klubit tone, ne ruajme kujtime te bukura nga Trumçi. Po ju vëmë ne dukje dy nga shume kujtime e mbresa në lidhje me Trumçin: Mbasi kishim ra dakord me nje nga menaxheret e klubit tone per nje testim ne Itali. Trumçi udheton drejt Italisë.
Menaxheri kishte dale per ta pritur Trumçin(i cili ishte njohur nga ne me disa vidio dhe përshkrimin per cilësitë e Trumçit). Menaxheri mbasi takohet me Trumçin na shkruan: Mos keni nisur person tjeter ne vend te Trumçit me humor(nga qe Trumçi ka qene i imet e shtat shkurter).
Ditën tjeter qe Trumci u bashkua me ekipin ku dhe do testohej, menaxheri duke e ndjekur ne fushe na shkruan i kenaqur me paraqitjen e tij duke thënë se ky ne fushe duket ndryshe, loja e tij te me nivel, shume luftarak e i kudo ndodhur. Nje kujtim tjeter, ekipi U-19 ku luante Trumçi kishte nje ndeshje ne Shkoder por Trumçi per arsy kartoni nuk do luante. Sapo mbaroj ndeshja e cila u fitua nga ekipi yne nga syte e Trumçit pikonin lot gezimi. Ky eshte Sander Trumçi futbollisti “i vogel”, por shume i madh ne aspektin njerzor e si futbolliste. Trumçi, tani do filloj te shkruaj nje histori te re , mbas kater sezoneve te Bylis do vazhdoj karieren e tij me Shkendijen e Tetoves ne Maqedoninë e Veriut e cila do marre pjese ne Kupat e Europes. KF.Shkodra i uron suksese krenarisë se klubit tone Aleksander Trumçit!”, citojnë për Veriu Sport, në kujtimet e tyre dy drejtuesit kryesorë të KF Shkodra, Rudi dhe Taip Piraniqi.
Gaspër MARKU