Kukësi ia ka dal të qëndrojë në Kategorinë e Parë pas fitores me shifrat 1-0 kundër Orikut në fazën play-aut. Verilindorët i falen golit të shënuar nga Redon Danaj me penallti.
Kukësi vuan por ia del të qëndrojë në Kategorinë e Parë. Verilindorët mposhten me shifrat 1-0 Orikun në takimin e fazës play aut të luajtur në stadiumin “Arena e Demave”. Heroi i takimit për ekipin e drejtuar nga Fatjon Tafaj rezultoi Redon Danaj që ktheu në gol një penallti në pjesën e parë për të shpëtuar një sezon të vështirë.
Oriku edhe pse zhvilloi një sezon pozitiv në Kategorinë e Dytë në Grupin B nuk ia doli të ngjitej në Kategorinë e Parë. Në optikën e trajnerit Sherif Idrizaj skuadra e tij dhuroi gjithçka duke dominuar Kukësin por që nuk mundi ta dërgonte topin në rrjetë.