Sunday, November 24, 2024

Festimi i golit të avantazhit nga Vllaznia, goditet me shishe në fytyrë drejtori i Vllaznisë, Tefik Osmani

Lexo

Festa e golit të avantazhit shënuar nga Stojanoviç në minutën e 87-të, gol që vendosi edhe fatin e krejt takimit që i dha fitoren, 0 me 1 kuqebluve ndaj Erzenit pritës u shoqërua me një incident në pankinën e Vllaznisë.

Një shishe e hedhur nga tribuna e stadiumit rrogozhinas “Demrozi” goditi në pjesën e fytyrës drejtorin sportiv të Vllaznisë, Tefik Osmani. Goditje kjo që rrëzoi në tokë drejtorin Osmani duke shkaktuar panik në kampin kuqeblu.

Ndërhyrja e menjëhershme e stafit mjekësor të Vllaznisë, kolegëve të stafit kuqeblu si dhe të futbollisatëve të stolit, ndikuan në normalizimin e situatës së Osmanit, i cili në një prononcim të shkurtër mediatik, dënoi ngjarjen në fjalë, ndërsa konfirmoi gjendjen e mirë shëndetësore.

“Jam mirë, nuk kam ndonjë gjë të rëndë. E kam marrë parasysh që kur kam nisur të jetoj me futbollin edhe ndonjë situatë si kjo. Jam i lumtur që morëm një fitore të merituar. Nuk e prish tifozerinë e Erzenit sjellja e një tifozi, ndaj nuk mund ta përgjithësoj rastin”, u shpreh drejtori sportiv i KF Vllaznia, Tefik Osmani.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img