Saturday, July 27, 2024

(Video) Basketboll-Vllaznia e meshkujve, mundet nga Besëlidhja dhe eleminohet në gjysëmfinale nga Kupa e Shqipërisë

Lexo

Kupa e Shqipërisë në basketboll për meshkuj luajti mbrëmjen e së premtes dy ballafaqimet gjysmëfinale, Besëlidhja-Vllaznia dhe Tirana-Kamza. Sfidat në fjalë, të cilat që të dyja u luajtën në sallën sportive “Farie Hoti” të kryteqytetit,  kishin për qëllim përcaktimin e dy skuadrave finaliste.

Ballafaqimi i parë ishte ai në mes Besëlidhjes dhe Vllaznisë. Edhe pse skuadra kuqeblu e drejtuar nga trajneri Damian Bekteshi në çerekfinake dhuroi spektakël duke mundur në kohën shtesë Teutën e Durrësit, në duelin gjysëmfinal e kishte të vështirë të përballonte potencialin e skuadrës lezhjane.

Besëlidhja, e cila e drejtuar nga shkodrani Afrim Bilali, falë edhe një buxheti ekstra nga Bashkia Lezhë si dhe donatorët privatë, prej dy-tre sezonesh është lidër i basketbollit shqiptar.

Ndaj, edhe në këtë përballje, duke pasur në gjirin e saj edhe basketbollistin shkodran Robert Shestani, por edhe një kontigjent të pasur të huaj ka vendosur diktatin që në dy 10-minutëshat e parë, duke e fituar të parin me 10 pikë epërsi, 27-17, dhe të dytin 29-22, dhe duke shkuar kështu në pushimin midis dy gjysmave në avantazhin e thellë, me shifrat 56-39.

Në pjesën e dytë, ka një reagim për mirë nga Vllaznia, e cila arrin të fitoj periodën e tretë me një pikë epërsi 25-24, por lezhjanët i kthejnë reston, duke fituar pëeriodën e katërt dhe të fundit 26-25 dhe duke e fituar të gjithë ndeshjen me rezultatin e thellë 106-89.

Në këtë mënyrë, Besëlidhja kualifikohet për në finale, aty ku do të përballet me Tiranën, e cila, nga ana e saj ka eleminuar Kamza Basket duke e mundur me rezultat të thellë 106 me 66.

(Video) Ndeshja e plotë e basketbollit meshkuj, Besëlidhja-Vllaznia, 106-66. Gjysëmfinalja e Kupës së Shqipërisë

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img