Saturday, November 23, 2024

FIFA penalizon edhe Laçin me Teutën, bllokon merkaton për mos shlyerje detyrimesh

Lexo

FIFA ka bllokuar merkaton për tre skuadrat e “Abissnet Superiore”, që do të thotë se asnjëra prej tyre nuk do të munden të regjistrojnë lojtarë gjatë janarit. Veç Tiranës, merkato të bllokuar kanë edhe dy skuadra të tjera, Laçi dhe Teuta. Gjasat janë që edhe ekipe të tjera mund të kenë merkaton e bllokuar.

Tirana është skuadra e cila për shkak të humbjes së gjyqit ndaj Kale dhe Torasës, pasi kampionët kanë detyrime ndaj futbollistëve. Pa shlyer shumën e caktuar nga FIFA, bardheblutë nuk do të munden të bëjnë regjistrime. 106 mijë euro është detyrimi gjyqësor që ka Tirana ndaj dy lojtarëve, Agustin Torasa dhe Elton Kale, të cilët qëndruan dy sezone te bardheblutë.

Merkato të bllokjuar kanë edhe Laçi dhe Teuta, teksa tashmë si kurbinasit ashtu edhe durrsakët nuk do të munden të bëjnë regjistrime në merkaton e janarit, pa shlyer detyrimet që kanë ndaj lojtarëve të huaj. Akoma nuk bëhet e ditur se për kë lojtarë bëhet fjalë apo sa janë shifrat, por kjo padiskutim është një lajm i keq për të gjitha ekipet, të cilat pretendojnë të forcojnë skuadrat në merakto.

Çështjet e sakta nuk janë zbuluar, gjithsesi, fakti qëndron. Më saktë, sot që flasim janë 30 për qind e skuadrave në Superiore që nuk mund të regjistrojnë lojtarë. Edhe dy skuadrat e tjera kanë probleme me lojtarë të huaj dhe në këtë janar, nëse nuk shlyejnë detyrimet nuk mund të regjistrojnë lojtarë të rinj.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img